Yuri Kim nga Durrësi: Kemi ardhur për të parë dëmet, por jo vetëm …

Durrësi

Yuri Kim nga Durrësi: Kemi ardhur për të parë dëmet, por jo vetëm …

Më: 31 janar 2020 Në ora: 16:03
Yuri Kim, ambasadorja e ShBA-së në Tiranë

Yuri Kim, ambasadorja e ShBA-së në Tiranë ka qenë sot në qytetin e Durrësit për të parë dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

"Ne donim të vinim këtu për t’i shprehur solidaritetin popullit të Durrësit pas tërmetit të 26 nëntorit. Miqtë festojnë së bashkua por është më e rëndësishme që ata të ndihmojnë njëri tjetrin kur kanë nevojë. Kam ardhur për të parë jo vetëm dëmet por edhe përpjekjet që po bëhen për të rikuperuar dëmet", tha ajo.

Në fjalën e saj, Kim shtoi se shqiptarët janë miqtë e amerikanëve, prandaj ShBA u tregua e gatshme për të ofruar ndihma nga më të ndryshmet.

"Ju jeni miqtë e Amerikës, ndihma jonë erdhi menjëherë pas fatkeqësisë. U preka shumë kur pashë kontributet që ne po japim dhe ne jemi shumë krenarë që në kutitë e ndihmave tregohet që kjo është një dhuratë nga populli amerikan. Ushtarakët tanë kanë pasur mundësi të ndihmojë ndërsa përveç atyre që ndihmuan për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat ne sollëm edhe ekspertë", tha Yuri Kim.

Tërmeti me epiqendër Durrësin me magnitudë 6.3, më 26 nëntor, në orën 03:56 me orën lokale ishte tërmeti më i fortë i 40 viteve te fundit. Nga ky tërmet humbën jetën 51 persona. Përkatësisht në Durrës 25 viktima, Thumanë 24 viktima, Lezhe 1 viktimë dhe Tiranë 1 viktimë.

Në qarkun Durrës 47 persona u nxorën nga rrënojat që shpëtuan jetën. Numri i të plagosurve arriti rreth 2000 vetë. Më shumë se 12 mijë njerëz ngelën pa strehë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat