Detaje të reja nga krimi, shqiptari e goditi 3 herë me thikë gruan

Durrësi

Detaje të reja nga krimi, shqiptari e goditi 3 herë me thikë gruan

Më: 2 shkurt 2020 Në ora: 16:56
Lulzim Cuku

Pas ngjarjes së rëndë, detaje të tjera rrëqethëse kanë dalë në dritë, nga krimi brenda familjes.

Ngjarja ndodhi këtë mëngjes në Xhafzotaj të Durrësit.

Një 45-vjeçar la të vdekur bashkëshorten, duke e goditur 3 herë me thikë, dhe u largua nga vendngjarja, për t’u vënë në pranga disa orë më vonë.

Mësohet se, Lulzim Cuku me origjinë nga Dibra, pas krimit makabër u nis fillimisht për t’u strehuar dhe shpëtuar arrestimit, në vendlindjen e tij.

Gjatë rrugës teksa po ikte autori është penduar, pasi ka devijuar rrugën nga Skuraj, në drejtim të Dibrës. Aty ai vendosi të vetëdorëzohej në Komisariatin e Burrelit.

Përpara policisë së Matit, autori i dyshuar i krimit Lulzim Cuku ka deklaruar se është penduar për krimin e kryer.

Ai ka tentuar edhe vetëvrasjen pas ngjarjes së rëndë. "Kam tentuar disa herë të vetëvritem dhe jam shumë i penduar për krimin që kam bërë" – mësohet të ketë deklaruar Lulzim Cuku, në policinë e Matit, pas vetëdorëzimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat