U plagos me armë zjarri në Shkodër, 35- vjeçarja: Isha duke kaluar rastësisht, nuk e di kush qëlloi

Durrësi

U plagos me armë zjarri në Shkodër, 35- vjeçarja: Isha duke kaluar rastësisht, nuk e di kush qëlloi

Më: 5 shkurt 2020 Në ora: 23:54
Foto ilustrim

Një plagosje me armë zjarri sapo ka ndodhur në qytetin e Shkodrës.

E plagosur me armë mbeti një vajzë, e cila nga të dhënat e para ka qenë kalimtare.

Nga të shtënat me armë zjarri, ka mbetur e plagosur Liljana Jeremia, 35 vjeçe.

Mësohet se e plagosura është dërguar në spitalin e Shkodrës, pasi ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

30 vjeçarja deklaroi se ishte duke kaluar rastësisht kur është plagosur dhe se nuk e dinte se kush ishin ata që kishin qëlluar.

Ende nuk dihet rrethanat e ngjarjes së rëndë, ndërkohë që forcat e rendit kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet.

Policia jep informacionin zyrtar

“Shkoder/ Informacion Paraprak 

Me datë 05.02.2020, rreth ores 22:40, ne lagjen “Vasil Shanto”, Shkoder, në Pedonale, në rrethana ende të paqarta  është plagosur me armë zjarri  shtetasja L. J. 35 vjeçe, banuese në fshatin Golem, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbritur grupi hetimor ku po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ve

Janë ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorëve”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat