Në rrugë pas tërmetit, durrsakët të zhgënjyer për bonusin: Sorollatje pafund

Durrësi

Në rrugë pas tërmetit, durrsakët të zhgënjyer për bonusin: Sorollatje pafund

Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 17:37
Durrsakët

Një pjesë e qytetarëve durrsakë janë të zhgënjyer nga mënyra e aplikimit online për bonusin e qirasë. Banorët e njësisë administrative numër 3 qëndrojnë në radhë për orë dhe ditë të tëra dhe nuk mbarojnë dot punë.

“Nuk jam në gjendje të mirë shëndetësore të rri në këmbë gjithë ditën. Kam 3-4 ditë që vij dhe iki që në 7 të mëngjesit”, shprehen banorët.

Sorollatjet nuk kanë fund dhe këta banorë ankohen se në këto zyra mungon edhe interneti.

“Kam ardhur tre herë për të aplikuar online, por sorllotjet nuk kanë fund, ne kemi familje nuk mund të vazhdohet kështu”, thotë një tjetër qytetare.

Një sportel është i pamjaftueshëm ndaj dhe banorët kërkojnë shtim të tyre.

“Ka plot njerëz gjithmonë thonë se do të hapen dy, por asgjë”, shprehen banorët.

Telashet nuk kanë fund për të dëmtuarit nga tërmeti në Durrës. Disa nuk gjenë ende në sistem pallatin e dëmtuar.

“I kam të gjitha dokumentet, por më thonë që nuk gjendet pallati, edhe pse e kam vetëm dy hapa larg”, tregon një tjetër banore.

Ka dhe nga ata qytetarë që nuk ju intersojnë paratë e bonusit por duan që shtëpitë t’ju ndërtohen.

“Ne jemi në pallat. Kush do ti bëjë. Nëse do ti bëjë aplikuesi përse ne duhet të bëjmë aplikimin”, tha një tjetër qytetare.

Në të gjithë qarkun e Durrësit janë ngritur 56 sportele për aplikimet online për bonus qeraje por me sa duket ato nuk janë të mjaftueshme që banorët të mbarojnë punë brenda ditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat