Durrës, grabitet pika e dhënies së kredisë

Durrësi

Durrës, grabitet pika e dhënies së kredisë

Më: 8 shkurt 2020 Në ora: 15:19
Ilustrim

Filiali i një banke të nivelit të dytë, është grabitur në qytetin e Durrësit mesditën e sotme.  Grabitja ndodhi në lagjen nr 12 të qytetit bregdetar, në një rrugë dytësore, rreth orës  14:24. 

"Një person  ende i paidentifikuar dyshohet nën kërcënimin e një sendi të ngjashëm me armë zjarri pistoletë ka marrë lekët mbi banak, një shumë rreth 100.000 lekë  dhe është larguar me vrap" informoi policia e shtetit.

Grabitesi i maskuar 

Mësohet se pronari ka informuar policinë 40 minuta me vonesë duke e bërë të vështirë zbardhjen e autorëve. 

Grabitësi ka qenë i maskuar dhe pronari ka deklaruar se i është marrë shuma prej 1 milionë lekë por pa sqaruar nëse janë të reja apo të vjetra, raporton gazetari i Ora News, Mark Brunga. 

Shërbimet e Policisë së Durrësit me marrjen e njoftimit janë vënë në ndjekje të autorit ku është rrethuar zona në një perimetër të gjerë. Në  kontroll të zonës është angazhuar edhe FNSH  dhe  forca e posaçme  "Shqiponjat", ku vijon kontrolli edhe me pika kontrolli në rrugica e rrugë kryesore.

Grupi Hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po vijon punën për administronin e çdo prove që do shërbejnë në identifikimin dhe më pas kapjen e autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat