I dënuar disa herë, kush është grabitësi që plagosi të zotin e shtëpisë

Durrësi

I dënuar disa herë, kush është grabitësi që plagosi të zotin e shtëpisë

Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 07:50
Astrit Thaçi

Ngjarja e tre netëve më parë ku mbeti i plagosur një 42 vjeçar Rexhep Terziu, nga Astrit Thaçi një 27 vjeçar banor po i lagjes së plazhit, është një ngjarje e rëndë që mund të kthehej në tragjedinë e dytë për familjen.

Por e shkuara problematike e Astrit Thaçit është pasqyruar dhe në mediat Italiane, si tek La Nuova e cila më 7 Gusht 2018 shkruan:

"Është rishoqëruar në burgun e Bancali i arrestuari në Sorso të Sardenjës, Astrit Thaçi i dënuari shqiptar i cili u kap nga karabinierët pasditen e së dielës pasi është ndjekur nga rruga Buddi Buddi. 25 vjeçari është rikërkuar prej disa ditësh pasi në 1 Gusht nuk është futur për të vazhduar dënimin në burgun e Bancali pas një lejeje disa ditore. Personi i cili vuante prej disa kohësh dënimin për plaçkitje dhe vjedhje në apartament të kryer në Lombardi, është kapur nga radarët e zbatimit të ligjit pasditen e së dieles pasi kishte vjedhur një makinë tip Mercedes. Në vend që të ndalonte teksa forcat ushtarake i kanë kërkuar, i dënuari është larguar duke i dhënë gaz makinës."

Ndërsa më herët më 21 Qershor 2013, asokohe 19 vjeçarit Astrit Thaçi, lakohet si një person i përfshirë në një bandë e cila mbillte terror në Calolziese të Bergamos, duke i bërë qytetarët të ndjeheshin në rrezik dhe të kërcënuar brenda shtëpive të tyre.

Në një konferencë për shtyp nënkoloneli Alessandro Giuliani dhe koloneli Francesco Motta deklarojnë arrestimin e dy anëtarëve të tjerë të bandës shqiptare të cilët në shkurt mbillnin terror në Calolziese.

"Shkon në pesë numri i të arrestuarve. Përveç tre personave të cilët u vendosën përballë drejtësisë dhe që vuajnë denimin në burg në Monza (Devis Gramo 23 vjeç, Bekim Dula 19 vjeç dhe Fatmir Gjata 19 vjeç), janë shtuar dhe dy të arrestuar të tjerë. Ata janë Endri Agalliu 19 vjeç dhe Astrit Thaçi 19 vjeç, të cilët mbërritën në Itali në janar si bashkatdhetarët e tyre. Jo një bandë e mirë organizuar dhe as një grup kriminal me një drejtues, por një grup banditësh që godasin në mënyrë rastësore duke dhunuar viktimat e tyre.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat