U konfirmua në detyrë, ONM rekomandon ankimimin për kryeprokuroren e Durrësit

Durrësi

U konfirmua në detyrë, ONM rekomandon ankimimin për kryeprokuroren e Durrësit

Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 16:11
Anita Jella

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për të tria kriteret e rivlerësimit për Drejtuesen e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës, Anita Jella.

Në një njoftim bëhet e ditur se Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar në të njëjtën kohë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat