Hyn në lokal i armatosur, telefonata që e vuri në pranga

Durrësi

Hyn në lokal i armatosur, telefonata që e vuri në pranga

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 08:57
Foto ilustrim

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje, duke vënë në pranga një person, i cili hyri në një lokal në Durrës me armë në vete.

Efektivët e policisë Durrës, në bashkëpunim me forcën “Shqiponjat”, pas telefonatës së marrë në sallën operative se në ambientet e një lokali ndodhej një person i armatosur, ndërhyn në adresën e dhënë.

Shërbimet e parrestuan në flagrancë A. S., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi pas kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij,

policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë “Ekol”, të cilën e mbante pa leje.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vite burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat