Lëvizte me armë në brez, policia i bën gjëmën 19-vjeçarit

Durrësi

Lëvizte me armë në brez, policia i bën gjëmën 19-vjeçarit

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 10:12
Foto ilustrim

Një 19-vjeçar në Durrës ka rënë në prangat e policisë pasi është kapur në flagrancë me armë zjarri.

Durrës

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Lëvizte me armë zjarri me vete, arrestohet në flagrancë një 19 vjeçar.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës në bashkëpunim me forcën “Shqiponja”, pas informacioneve të marra se në ambientet e një lokali ndodhej një person i armatosur, organizuan punën dhe menjëherë shkuan në adresën e dhënë.

Si rezultat i ndërhyrjes profesionale  nga ana e shërbimeve të Policisë  u bë kapja dhe arrestimi  në flagrancë i shtetasit A.K.,19 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë  i gjetën në trup një armë zjarri pistoletë “Ekol” të cilën e mbante pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vite burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat