Komisioneri publik kërkon shkarkimin e kryeprokurores së Durrësit

Durrësi

Komisioneri publik kërkon shkarkimin e kryeprokurores së Durrësit

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 15:38
Anita Jella

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin nga detyra të Anita Jellës, me funksion prokurore/Drejtuese në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës.

Brenda afatit ligjor, Komisioneri publik ankimoi vendimin e KPK në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

"Konsiderojmë se ndryshe nga sa disponon Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për të tria kriteret e rivlerësimit, referuar gjendjes së fakteve dhe provave, në rastin konkret dhe të ligjit të zbatueshëm, Komisioneri Publik ndan gjykim të kundërt, pasi vlerëson se subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë", thuhet në njoftim.

Po ashtu Komisioneri Publik, pasi vlerësoi të drejtë dhe ndan të njëjtin qëndrim me rekomandimin e ONM-së, gjetjen dhe opinionin e vëzhguesit ndërkombëtar, kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të mundësojë trajtimin e këtij ankimi me prioritet në kohë, si dhe në zbatim të nenit 66, pika 1, germa “b”, të ligjit nr. 84/2016, dhe në përfundim të shqyrtimit të çështjes në seancë publike, të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 221, datë 10.12.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Anita Jella.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat