Përplasen 3 tragete në portin e Durrësit

Durrësi

Përplasen 3 tragete në portin e Durrësit

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 06:57
Foto ilustrim

Era e fortë që ka përfshirë qytetin e Durrësit mbrëmjen e sotme është bërë shkak për përplasjen e tre trageteve të ankoruar në port.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:15 të mbrëmjes së sotme, kur trageti AF Claudia është përplasur me dy tragetet e tjerë AF Marina dhe Bari, që ndodheshin të ankoruar në Terminal.

Trageti AF Claudia po nisej drejt Ankonës. Burime nga porti i Durrësit thanë për ATSH-në se ngjarja ka pasur shkak erën shumë të fortë.

Raportohet se nuk ka pasur dëme problematike. Trageti AF Claudia u ndihmua nga rimorkiatorët  dhe në orën 21.20 vijoi normalisht udhëtimin drejt Ankonës.

Incidenti u raportua zyrtarisht edhe nga Drejtoria e Përgjithshme Detare. “Në orën 19:30 në portin e Durrësit ka ndodhur një incident. Gjatë manovrave për të dalë nga porti trageti A/F CLAUDIA pasi ka tërhequr spirancën është shtyrë nga era e fortë dhe ka prekur me fërkim tragetin BARI dhe AF MARINA. Menjëherë kanë hyrë në veprim dy rimorkiatorët të cilët kanë shmangur përplasjet, dhe trageti CLAUDIA ka dalë nga porti dhe ka vazhduar rrugën për Ankona. Nuk ka asnjë dëmtim të anijeve dhe të pasagjerëve të cilët udhëtonin me linjën e Ankonës”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat