Moti i keq, vonesa në nisjen e trageteve në Durrës

Durrësi

Moti i keq, vonesa në nisjen e trageteve në Durrës

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 11:22
Durrës

Autoriteti Portual Durrës, njofton se moti i keq ka shkaktuar vonesa në nisjen e trageteve.

Bëhet me dije se dy tragetet e linjës Durrës-Bari, të cilët nuk mundën të lundronin natën e kaluar drejt destinacionit për shkak të erës së fortë me shpejtësi deri në 20 m/sek, u nisën sot rreth orës 07:30 në mëngjes nga porti i Durrësit.

Era e fuqishme gjatë natës së kaluar, vonoi për rreth katër orë edhe tragetin “AF Claudia”, i cili u nis drejt Ankonës pas një incidenti brenda basenit portual.

Ndërkohë, dy tragetet e nisur nga Bari mbrëmjen e kaluar, kanë mbarritur në Portin e Durrësit orës 8:30 të mëngjesit të sotëm.

Po ashtu thuhet se moti i paqëndrueshëm nuk ka ndikuar në përpunimin e anijeve tregtare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat