Vonesa në mbërritjen e trageteve në portin e Durrësit, shkak era e fortë

Durrësi

Vonesa në mbërritjen e trageteve në portin e Durrësit, shkak era e fortë

Më: 3 mars 2020 Në ora: 13:53
Porti i Durrësit

Autoriteti Portual Durrës njofton se do të ketë vonesa në mbërritjen e trageteve në këtë port, për shkak të erës së fortë.

Dy tragetet e linjës Bari – Durrës do të mbërrijnë me vonesë, pasi  janë nisur me rreth  8 orë vonesë, për shkak të erës së fortë në brigjet e Italisë Jugore.

Tragetet “Bari” dhe “AF Marina”, janë nisur mëngjesin e sotëm  nga Bari dhe priten të hyjnë në portin e Durrësit rreth orës 15.00.

Ndërkohë, nuk janë regjistruar vonesa në nisjen e dy trageteve të  tjerë të linjës Durrës – Bari, të cilët  janë nisur mbrëmë sipas grafikut dhe tashmë janë akostuar në portin italian.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat