Babai i dhunoi nënën dhe ia hodhi nga ballkoni, vajza zbulon arsyen e konfliktit

Durrësi

Babai i dhunoi nënën dhe ia hodhi nga ballkoni, vajza zbulon arsyen e konfliktit

Më: 7 mars 2020 Në ora: 13:44
Durrës

Fax News ka pasur një komunikim ditën e sotme me vajzën e çiftit që u përfshi mbrëmjen e djeshme në një konflikt, e ku për pasojë u dhunua dhe më pas u hodh nga ballkoni i banesës Elida Hasa.

Policia arrestoi burrin dhunues, 50-vjeçarin Artan Hasa, i cili pasi dhunoi gruan e tij tentoi që të vriste veten duke u varur me litar, por u shpëtua në kohë nga ana e fqinjëve.

Vajza tregon se i gjithë konflikti ka nisur për shkak se e ëma e saj kishte nisur procedurat e divorcit, për ndarjen nga babai i saj, që më pas ka ushtruar dhe dhunë.

Vajza nuk e thotë qartë shkakun e konf liktit mes prindërve të saj, ndërkohë që shqetësuese mbetet gjendja e të ëmës, e cila pritet që ti nënshtrohet sot një operacioni.

“Nëna ime nuk arrin të flasë fare, do t’i nënshtrohet operacionit pasdite pasi gjendja nuk është e mirë. Nëna kishte hapur procedurat e divorcit nga babai, kjo ishte dhe arsyeja e kon fliktit mes tyre”, ka treguar vajza e çiftit Hasa.

Policia në njoftimin e saj nuk dha detaje lidhur me ngjarjen, dhe tha se gjendja e të plagosurës ishte jashtë rrezikut, por duket se ka pasur një përkeqësim në orët në vijim.

Vetëm në tre muajt e parë të këtij viti krimi në familje u ka marrë jetën disa grave e vajzave, dhe do të duhej të vendosen në gjendje alerti institucionet e drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat