Kamioni me targa false kontrabandë cigaresh, bllokohet në portin e Durrësit

Durrësi

Kamioni me targa false kontrabandë cigaresh, bllokohet në portin e Durrësit

Më: 2 prill 2020 Në ora: 17:58
Foto ilustrim

Policia Kufitare në portin e Durrësit ka goditur një rast të kontrabandës me mallra që paguhet akcizë.

Blutë kanë sekuestruar steka me cigare dhe dokumente të falsifikuara.

"Si rezultat i kontrollit në vijën e dytë, të kamionit me drejtues shtetasin A. A., 39 vjeç, në kabinë, poshtë dyshekut, u konstatuan të fshehura steka me cigare, të cilat në imazhin e skanimit nuk ishin të markuara"njofton policia

Po gjatë kontrollit të detajuar rezultoi se targat e rimorkios dhe leja e qarkullimit nuk i përkisnin kësaj rimorkioje.

Në vendngjarje kanë mbërritur specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, të cilët në përfundim të veprimeve të para kanë proceduar penalisht shtetasin A. A., për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose formularëve” dhe “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat