Mbi 50 të shoqëruar për atentatin në Durrës/ Sekuestrohen kamerat e sigurisë në vendngjarje

Durrësi

Mbi 50 të shoqëruar për atentatin në Durrës/ Sekuestrohen kamerat e sigurisë në vendngjarje

Më: 28 prill 2020 Në ora: 15:59
Dëshmitari

Grupi hetimor të martën u rikthye përsëri në vendin e ngjarjes ku mbetën të vrarë dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia.

Krahas mbi 50 të shoqëruarve në polici të personave që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen, grupi hetimor edhe të martën ka vijuar me marrjen në pyetje të rojeve të parkingjeve në këtë zonë, banorëve të zonës si edhe administratorëve te bizneseve pranë vendit të ngjarjes.

Një nga rojet e parkimit, tregon për Top Channel, momentet kur dëgjoi te shtënat me breshëri gjatë ekzekutimit të dy vëllezërve.

“Isha me gruan duke ngrënë bukë kur dëgjuam te shtënat. U shtrime barkas. Për mua u shkrepen nja tre karikatorë”, shprehet dëshmitari.

Ndërkaq, janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë pranë vendit te ngjarjes dhe sipas burimeve nga grupi hetimor, pas kqyrjes se pamjeve filmike, dyshohet që autorët për të kryer ekzekutimin, kanë përdorur një makine tip toyota yaris, ngjyre gri.

Grupi hetimor ka sekuestruar edhe aparatet celulare të të dy viktimave për te parë kontaktet që ata kanë pasur se fundmi. Ndërkaq hetimet krahas disa pistave, vijojnë te jenë te përqendruara tek larja e hesapeve për çështje borxhesh.

Vëllezërit Haxhia, ishin pronarë te disa bizneseve, si automjete me qira, shërbime karotreci, por edhe transferime parash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat