​Protestë për dëmet e tërmetit në Durrës, banorët: S’kemi ende asnjë përgjigje nga bashkia

Durrësi

​Protestë për dëmet e tërmetit në Durrës, banorët: S’kemi ende asnjë përgjigje nga bashkia

Më: 13 maj 2020 Në ora: 16:09
Foto

Me zbutjen e masave kundër Covid-19, banorët e Durrësit i janë kthyer shqetësimit për banesat e tyre të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Paraditen e së mërkurës, banorët e dy pallateve të dëmtuara në Shkozet të Durrësit kanë protestuar mbi fatin e shtëpive të tyre, për të cilat nuk kanë ende asnjë përgjigje nga autoritetet.

“Kemi frikë të hyjmë në banesë, po bashkia nuk na ka dhënë asnjë përgjigje. Ajo është konstatuar si e pabanueshme, DS4. Nuk banojmë këtu dhe dritat i paguajmë. Ne kërkojmë që të merren masat e të na japin përgjigje. I kam fituar me djersë, duke punuar në Greqi dhe sot nuk del leku,” tha një banor.

“Edhe pallati im është i dëmtuar dhe më kanë thënë të dal jashtë. Është prishur nga bodrumi që rri në ujë. Dy katet e para janë të pabanueshme. Kërkoj një komision specialistësh që të vijë të verifikojë. Muret e komshiut janë çarë nga krahu i bizneseve.”

Për shkak të dëmtimit strukturor godinat janë shpallur paraprakisht të pabanueshme dhe familjet përfitojnë bonusin e qirasë.

Në bashkinë e Durrësit sqarojnë se këto pallate janë në listën e 1050 objekteve për të cilat është kërkuar ekspertizë e thelluar nga Instituti i Ndërtimit, nga i cili pritet dhe vlerësimi përfundimtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat