Plazh pas tërmetit e pandemisë, bizneset në Durrës nisin sezonin turistik nga zero

Durrësi

Plazh pas tërmetit e pandemisë, bizneset në Durrës nisin sezonin turistik nga zero

Më: 14 maj 2020 Në ora: 14:20
Ilustrim

Ky sezon veror parashikohet i vështirë nga operatorët turistikë në Durrës që përballet me pasojat e tërmetit dhe pandemisë.

Ata thonë se prenotimet janë anuluar masivisht, duke i detyruar që ta nisin çdo gjë nga zero.

Fillimisht tërmeti e më pas pandemia.

Ky sezon veror është parashikuar të jetë i vështirë për biznesin në plazhin e Durrësit.

Hotele e restorante po përgatisin plazhet sipas protokolleve, ndërsa po riparojnë pasojat e 26 nëntorit

Presin datën për hapjen e plazhit, por nuk janë optimist.

Prenotimet janë anuluar të gjitha, deri në fund të sezonit.

Humbjet dhe pasigurinë për të ardhmen i konsiderojnë pengesë të lartë drejt rimëkëmbjes!

Ndaj në vazhdimësi kanë kërkuar ndihmën e qeverisë përmes uljes së barrës fiskale.

Autoritetet kanë hartuar një protokoll të detajuar për masat që duhet të marrin bizneset dhe pushuesit në plazhe këtë verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat