Një tjetër pallat do të shpërthehet në Durrës, IKMT vjen me njoftim të rëndësishëm - Bota Sot
Një tjetër pallat do të shpërthehet në Durrës, IKMT vjen me njoftim të rëndësishëm

Durrësi

Një tjetër pallat do të shpërthehet në Durrës, IKMT vjen me njoftim të rëndësishëm

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 12:13
Foto ilustrim

Bashkia e Durrësit njofton banorët që të marrin masa për shembjen me shpërthim të kontrolluar të një pallati në qytet.

“Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) do të shembë me shpërthim të kontrolluar pallatin nr.14 në lagjen 11, bulevardi Dyrrah (i ashtuquajtur pallati i vipave).
Specialistët e IKMT kanë marrë masat e sigurisë për kryerjen pa dëm të shpërthimit, megjithatë për arsye sigurie njoftojmë të gjithë banorët e banesave dhe subjekteve që ndodhen pranë këtij pallati (në një rreze 300 m nga vendi i shpërthimit) që ditën e enjte, datë 4 qershor 2020, nga ora 11.00 deri në orën 17.00 të lënë hapur dritaret dhe dyert e banesave dhe subjekteve të tyre për të shmangur valën goditëse, të ulin në dysheme televizorë e kompjuter dhe të largohen nga banesat dhe subjektet e tyre. Ju falenderojmë për mirëkuptimin”, thuhet në njoftim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat