U dëmtua nga tërmeti, të enjten shembet me tritol pallati VIP-ave në Durrës

Durrësi

U dëmtua nga tërmeti, të enjten shembet me tritol pallati VIP-ave në Durrës

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 15:15
Foto

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të shembë me shpërthim të kontrolluar pallatin nr.14 në lagjen 11, bulevardi Dyrrah (i ashtuquajtur pallati i vipave).

Shembja do të bëhet me 4 qershor. Specialistët e IKMT kanë marrë masat e sigurisë për kryerjen pa dëm të shpërthimit, megjithatë për arsye sigurie njoftojnë të gjithë banorët e banesave dhe subjekteve që ndodhen pranë këtij pallati (në një rreze 300 m nga vendi i shpërthimit) që "ditën e enjte, datë 4 qershor 2020, nga ora 11.00 deri në orën 17.00 të lënë hapur dritaret dhe dyert e banesave dhe subjekteve të tyre për të shmangur valën goditëse, të ulin në dysheme televizorë e kompjuter dhe të largohen nga banesat dhe subjektet e tyre".

Këshilli bashkiak i Durrësit ka miratuar shembjen e 5 pallateve të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, mes tyre edhe ky pallat.

Pas përfundimit të pandemisë, banorët e disa pallateve kanë shfaqur dyshime për aktekspertizat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat