Tre persona rrahin dhëndrin e familjes, ja detajet

Durrësi

Tre persona rrahin dhëndrin e familjes, ja detajet

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Policia e Durrësit ka arrestuar 3 persona, të cilët akuzohen se dhunuan dhëndrin e familjes.

Mësohet se janë arrestuar në flagrancë shtetasit: I. H. 53 vjeç, E. H. 23 vjeç, B. H. 25 vjeç, si dhe punohet për kapjen e shtetasit S. H. 33 vjeç, banues në fshatin Rrotull, Durrës.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj dhëndrit të familjes dhe vëllait të tij, shtetasve E. H., 29 vjeç dhe E. H., 37 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të arrestuarit akuzohen për dhunë në familje, ndërsa po punohet për zbardhjen e shkakut të konfliktit që çoi në dhunë fizike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat