Katastrofa mjedisore në Manzë, PD: Durrësi filloi degradimin që kur u zgjodh Vangjush Dako

Durrësi

Katastrofa mjedisore në Manzë, PD: Durrësi filloi degradimin që kur u zgjodh Vangjush Dako

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 15:06
Foto

Katastrofa mjedisore në Durrës ku prej disa ditësh mbetjet e qytetit po depozitohen në zonën e Manzës , ka sjellë edhe reagimin e Partisë Demokratike të Durrësit.

Përmes një deklarate, kreu i degës së PD në këtë qytet Ferdinand Xhaferraj, tha se degradimi i Durrësit ka filluar që në vitin 2007 kur në krye të bashkisë u vendos Vangjush Dako, e së bashku me të mafia dhe krimi.

Sipas tij, pastrimi i qytetit është dështimi më i madh i tyre dhe vjen nga arroganca, paaftësia dhe korrupsioni.

Deklarata e plotë

''Te nderuar qytetare,

 Degradimi i Durresit ka filluar qe ne vitin 2007 kur ne krye te Bashkise u vu Vangjush Dako e se bashku me te mafia dhe krimi. Ka 13 vjet qe jemi deshmitare te rrenimit te vazhdueshem te qytetit. Nga te gjithe deshtimet e Bashkise, te cilat i kemi pare e i kemi shprehur, pastrimi i qytetit eshte deshtimi me i madh.

 Ky deshtim vjen nga arroganca, paaftesia dhe korrupsioni.

 Por ky deshtim ka nje kosto shume te larte per mjedisin e si rrjedhoje per shendetin e te gjithe qytetareve te Durresit.

 Ne 2018 si pasoje e djegies ne qiell te hapur te mbeturinave ne Porto-Romano u shpall emergjenca mjedisore. Eshte bere nje tender korruptiv prej 11,5 milion Euro per ta kthyer fushen ku digjeshin mbetjet ne Porto-romano ne Eco-Park. Ndersa jane levruar parate e korrupsionit nuk ka para per te hequr mbetjet e shperndara, ne te gjithe qytetin, ne fillim te sezonit turistik.

Ne vend te zgjidhjes se problemit Bashkia vetem sa kerkoi ta spostonte ate duke cuar mbetjet ne Manze. Prandaj kete fundjave qytetaret e Manzes  protestuan papushim kundra helmimit te femijeve te tyre. Te zevendesosh nje katastrofe mjedisore me nje tjeter eshte deshtim i paprecedente.

 Teksa Dako dhe Rama mendojne si te perfitojne edhe me shume nga tenderi i Eco-Parkut, qytetaret e Durresit dhe te Manzes vazhdojne e frymojne mes mbetjeve.''

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat