Durrësi “i pushtuar” nga plehrat, Këshilli Bashkiak shpall gjendjen e emergjencës mjedisore

Durrësi

Durrësi “i pushtuar” nga plehrat, Këshilli Bashkiak shpall gjendjen e emergjencës mjedisore

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 14:25
Durrës

Pas situatës kaotike të krijuar në Durrës nga plehrat, Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar sot një mbledhje të jashtëzakonshme nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik.

Në mbledhje është miratuar shpallja e emergjencës mjedisore në fushën e menaxhimit të integruar të mbetjeve në territorin e bashkisë Durrës, për shkak të mbylljes së vendgrumbullimit të Porto-Romanos.

Kujtojmë se rrugët e Durrësit janë të tejmbushura me mbeturina urbane prej gati një jave dhe ajri është ndotur nga era e rëndë e plehrave, për shkak të mbyljes së sheshit të depozitimit të mbetjeve në Porto Romano, të cilin qeveria shqiptare synon ta transformojë në një park urban ekologjik falë një investimi prej 15 milionë eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat