Shënohen 3 raste të reja në Durrës me COVID-19/ Infektohet punonjësi i bashkisë, karantinohet stafi

Durrësi

Shënohen 3 raste të reja në Durrës me COVID-19/ Infektohet punonjësi i bashkisë, karantinohet stafi

Më: 13 qershor 2020 Në ora: 10:16
Ilustrim

Regjistrohen 3 rate të reja pozitive me COVID-19 në Durrës.

Sipas bvurimeve, 2 prej tyre janë kontakte të afërta me një pacient të konfirmuar ditën e djeshme ndërsa një tjetër është regjistruar në Bashki.

Kolegët e pacientit pozitiv janë karantinuar dhe janë nën kontrollin e mjekëve.

Deri më tani, numri i pacientëve aktiv me koronavirus ka shkuar në 20.

Deri më tani, Shqipëria numëron 1385 të infektuar ndërsa numri i viktimave është 35.

Aktualisht, raste aktive janë 349 ndërsa numri i të shëruarve është 1001.

Gjatë ditëve të fundit, numri i të infektuarve ka pësuar një rritje, gjë që ka sjellë dhe njëherë frikën tek qytetarët për një përhapje masive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat