Durrës, ndërron jetë në një aksident me motor 31-vjeçari - Bota Sot
Durrës, ndërron jetë në një aksident me motor 31-vjeçari

Durrësi

Durrës, ndërron jetë në një aksident me motor 31-vjeçari

Më: 15 qershor 2020 Në ora: 20:48
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Durrës.

Një 31-vjeçar është aksidentuar me motorin e tij dhe për pasojë ka humbur jetën.

“Më datë 15.06.2020, 19:00, në Shkallnur, duke drejtuar motorin tip "Skuter", shtetasi A.K., 31 vjeç, ka humbur kontrollin e për pasojë ka ndërruar jetë.” – njofton policia.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat