Zgjidhet kriza e mbetjeve në Durrës, do të dërgohen në Sharrë

Durrësi

Zgjidhet kriza e mbetjeve në Durrës, do të dërgohen në Sharrë

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 18:47
Durrës

Shmanget kriza e mbetjeve në Durrës. Bashkia, qeveria dhe kompania që menaxhon impiantin e Sharrës kanë arritur një dakordësi që shpëton qytetin që tashmë ndodhet në emergjencë mjedisore. 

Mbetjet urbane të Durrësit do të dërgohen në impiantin e përpunimit në Sharrë.

Një marrëveshje e dakordësuar mes qeverisë, Bashkisë Durrës dhe kompanisë private, i ka dhënë këtë zgjidhje krizës në qytetin bregdetar që ka shpallur emergjencën mjedisore ndërsa ka nisur sezonin turistik.

Burimet thanë se për këtë çështje kryebashkiakja në detyrë, Emirjana Sako do të ketë një takim me kryeministrin Edi Rama.

Kreu i qeverisë e parapriu këtë lajm me një postim në rrjetet sociale për situatën.

Ai garantoi qytetarët e Durrësit se s'do të ketë hedhje plehrash në asnjë zonë të bashkisë, por pa dhënë me tepër detaje.

Por teksa marrëveshja kofirmohet nga disa palë, ende nuk është e qartë se kush do ta paguajë faturën e përpunimit të mbetjeve.

Fillimisht Bashkia e Durrësit dhe impianti i Sharrës kishin një marrëveveshje për dërgimin e mbetjeve aty për një javë.

Por që kur ajo përfundoi, në Durrës nisi të rikthehet kriza. Mbethjet u pastruan por mbeten në kamionë

Emergjenca e mbetjeve në Durrës nisi pas mbylljes së venddepozitimit të Porto Romanos që po shndërrohet në Eko Park.

Bashkia e Durrësit kërkoi venddepozitime alternative në disa zona të Durrësit

Mbetjet u dërguan në Manzë, ku  u dogjën dhe duke ngjallur reagime e protesta nga qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat