Plumb në kokë mjekut në spitalin e Durrësit, kush është i shënjestruari nga OFL

Durrësi

Plumb në kokë mjekut në spitalin e Durrësit, kush është i shënjestruari nga OFL

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 14:00
Ilustrim

Një nga “të fortët” e Durrësit, të cilët duhet të provojnë ligjshmërinë e pasurisë së tyre me kërkesë të Operacionit Forca e Ligjit, është Ali Lorja.

I shënjestruari i OFL, për pasurinë e dyshimtë Ali Lorja, rezulton i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”

Ai akuzohet për një vrasje të kryer në vitin 2009, e cila tronditi qytetin bregdetar.

Lorja ekzekutoi me plumb në kokë mjekun Fatmir Thaçi, në ambientet e spitalit të Durrësit, për tu dorëzuar më tej në polici bashkë me armën e krimit.

Dyshohet se ekzekutimi i mjekut u krye në gjendje të rënduar psikologjike, për shkak se Lorja dyshonte se e shoqja e cila punonte si infermiere në spital, kishte lidhje me mjekun radiolog.

Mjeku radiolog u vra në zyrën e tij nga Ali Lorja, i cili deklaroi në polici se viktima ishte përgjegjës për vetëvrasjen e bashkëshortes Liljana Lorja, dy muaj para ngjarjes.

Para se të shkrepte pistoletën ndaj tij, bazuar nga dëshmitë në vendin e ngjarjes ai i tha Thaçit, “Siç mbetën jetim fëmijët e mi, le të mbeten edhe të tutë”.

Dyshohet se bashkëshortja e Lorjes u vetëflijua, pasi i shoqi e akuzonte për tradhti me mjekun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat