Covid-19 rikthehet në Durrës, infektohet punonjësi i OSHEE-së - Bota Sot
Covid-19 rikthehet në Durrës, infektohet punonjësi i OSHEE-së

Durrësi

Covid-19 rikthehet në Durrës, infektohet punonjësi i OSHEE-së

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 14:24
Foto ilustrim

Covid-19 rikthehet në Durrës. Pas dy ditësh ku nuk u raportua për të infektuar me koronavirus, Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot për një rast të ri pas kryerjes së 13 tampneve të marra nga qyteti bregdetar.

Gazetari i Ora News Mark Brunga, informon se i infektuar është një punonjës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, (OSHEE).

Ndërkohë, klientët që janë paraqitur për të likuiduar faturat elektrike, janë kthyer mbrapsht rreth orës 12:00, pasi ka filluar dezifektimi i përgjithshëm i zyrave.

Ekziston frika se punonjësi mund të ketë infektuar kolegët në punë apo edhe klientë të ndryshëm.

Gjatë 24 orëve të fundit, u regjistruan 67 raste të reja dhe u shënua 1 humbje jete.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat