Koronavirusi/ Infektohen disa punëtorë të Shërbimit Epidemiologjik në Durrës

Durrësi

Koronavirusi/ Infektohen disa punëtorë të Shërbimit Epidemiologjik në Durrës

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 13:05
Foto ilustrim

Disa punonjës kanë rezultuar pozitivë në Shërbimin Epidemiologjik, pjesë e Drejtorisë së Shëndetit Publik Durrës.

Përveç një laboranteje që doli pozitive disa ditë më parë, me koronavirus kanë rezultuar edhe dy nga punonjëset që marrin tamponët në terren.

Po kështu, në mesin e të infektuarve përfshihet edhe drejtuesi i mjetit të shërbimit epidemiologjik, që dërgon punonjësit për gjurmim në terren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat