4 rastet e reja në Durrës/ 3 prej tyre, punonjëse të Task Forcës AntiCovid - Bota Sot
4 rastet e reja në Durrës/ 3 prej tyre, punonjëse të Task Forcës AntiCovid

Durrësi

4 rastet e reja në Durrës/ 3 prej tyre, punonjëse të Task Forcës AntiCovid

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 15:31
Foto ilustrim

Tre nga katër rastet e reja me Covid-19, të konfirmuara ditën e sotme nga Ministria e Shëndetësisë në Durrës janë punonjëse të grupeve të Task Forcës AntiCovid.

Grupet e Task Forcës veprojnë në terren duke ushtruar kontrolle mbi subjektet e ndryshme për të monitoruar respektimin e masave mbrojtëse, por gjatë ushtrimit të detyrës, tre prej punonjëseve janë infektuar. Ato janë dy inspektore të Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor dhe një e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit, pjesë e së njëjtës trupë inspektuese në terren.

Burime nga ISHSH bëjnë me dije se nuk janë ndërprerë kontrollet për të ndjekur situatën në terren. Grupet janë reduktuar dhe në lëvizje janë vetëm ata që e kanë kaluar dy herë me rezultat negativ testin, ndërkohë sot janë testuar punonjës të tjerë të Task Forcës që presin rezultatin. Sipas burimeve, pavarësisht masave nga shumë subjekte vihet re indiferencë dhe mosrespektim i masave mbrojtëse antiCovid.

Pas shërbimit epidemiologjik dhe kontrollit të sëmundjeve infektive, virusi prek dhe Task Forcën AntiCovid.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat