Po transportonin marijuanë nga Vlora në Tiranë, arrestohen në Durrës 5 të rinj - Bota Sot
Po transportonin marijuanë nga Vlora në Tiranë, arrestohen në Durrës 5 të rinj

Durrësi

Po transportonin marijuanë nga Vlora në Tiranë, arrestohen në Durrës 5 të rinj

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 17:23
Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar pesë të rinj për trafikim lënde narkotike si dhe ka sekuestruar një sasi prej 20 kg marijuanë. Gjithashtu, policia thotë se, ka saktësuar dhe një sasi kokaine, ekstazi dhe fara kanabisi për kultivim.

Të rinjtë e arrestuar po udhëtonin me dy automjete të ndryshme në aksin rrugor Kavajë-Durrës dhe u ndaluan nga policia në vendin e quajtur “Plepat”.

Ndërhyrja erdhi pasi, policia kishte siguruar informacion në rrugë operative për transport të lëndëve narkotike nga Vlora drejt Tiranës.

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Golf” u gjet sasie prej 20 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuanë dhe u vu në pranga drejtuesi i makinës.

Po ashtu gjatë kontrollit në banesën e drejtuesit të këtij automjeti u gjet dhe kokainë, ekstazi dhe disa fara kanabisi.

Ndërsa në automjetin e dytë tip “Passat”, që shërbente për të kontrolluar nëse kishte punonjës policie apo pika kontrolli në rrugë, u arrestuan katër persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat