E rëndë në Durrës/ Një burrë bën vepra të turpshme ndaj dy të miturave

Durrësi

E rëndë në Durrës/ Një burrë bën vepra të turpshme ndaj dy të miturave

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 10:26
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë vjen nga Durrësi, ku një burrë ka kryer veprime të turpshme ndaj dy vajzave të mitura.

Si i dyshuar për ngjarjen nga ana e uniformave blu të policisë Durrës u arrestua në flagrancë R. S., 56 vjeç, banues në Durrës.

I ndaluari akuzohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj dy vajzave të mitura, 9 dhe 13 vjeç.

“Arrestohet R. S., 56 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kryer veprime të turpshme ndaj 2 të miturave, 9 dhe 13 vjeç”, shkruan policia.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se i dyshuari iu ka treguar organin gjenital të miturave, ndërkohë që për shkak të natyrës delikate të çështjes, nuk bëhen me dije detaje të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat