Ishin kthyer në makthin e Durrësit, kapen grabitësit e tmerrshëm

Durrësi

Ishin kthyer në makthin e Durrësit, kapen grabitësit e tmerrshëm

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 16:21
Foto ilustrim

Forcat e rendit kanë arrestuar 2 persona që akuzohen për grabitje të përsëritura në banesa,  dhe janë në kërkim të një të treti.

Tre të rinjtë, të moshës 18-20 vjeçare dhe me iniciale D.S. H.Q dhe K.N. ishin shndërruar në një makth në Durrës për banorët e fshatrave Shkafanë, Rrotull, Armathë, Radë, Kuçok, Hamall, Kërtushaj, Rrushkull.

Të rinjtë akuzohen për të paktën 14 grabitje në banesa në një periudhë 3-mujore, ku kanë marrë orendi shtëpiake, vlera monetare dhe vegla pune.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Vjedhja”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat