Organizoi dasmë, gjobitet lokali, kjo është shuma

Durrësi

Organizoi dasmë, gjobitet lokali, kjo është shuma

Më: 25 korrik 2020 Në ora: 11:20
Ilustrim

Në një kohë që grumbullimet masive janë të ndaluar me ligj, për shkak të situatës së koronavirusit, një lokal në Durrës është gjobitur, pasi ka organizuar një dasmë.

Policia e Durrësit ka ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë të reja, pronarin e një lokali, pasi organizoi dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ.

Me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19, kanë evidentuar në fshatin Shkallnur, një lokal që kishte organizuar dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar distancën e sigurisë midis personave.

Policia e Durrësit apelon pronarët e lokaleve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat