Organizuan dasma në kohë pandemie, ja sa u gjobiten 2 lokale - Bota Sot
Organizuan dasma në kohë pandemie, ja sa u gjobiten 2 lokale

Durrësi

Organizuan dasma në kohë pandemie, ja sa u gjobiten 2 lokale

Më: 26 korrik 2020 Në ora: 11:46
Foto ilustrim

Dy lokale në Durrës janë gjobitur me nga 1 milion lekë gjobë pasi organizuan dama në kundërshtim me aktin normativ me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Policia e Durrësit bën me dije se në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në njësinë sdministrative Manzë, një lokal që kishte organizuar dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar distancën e sigurisë midis personave.

Për këtë subjekt me pronar shtetasin R. H., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, në lagjen nr. 1, Durrës kanë evidentuar një tjetër lokal, me menaxher shtetasin F. K., që organizonte ceremoni martesore në kundërshrim me Aktin Normativ. Edhe për këtë subjekt është vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat