“Lironi banesat!” Banorët e pallatit 1035 në Durrës kundër shembjes: Godina nuk ka asnjë dëm

Durrësi

“Lironi banesat!” Banorët e pallatit 1035 në Durrës kundër shembjes: Godina nuk ka asnjë dëm

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 10:24
Durrës

Banorët e pallatit 1035 në lagjen numër 9 të qytetit të Durrësit janë njoftuar për lirimin e banesave, pasi siç thuhet në njoftim pallati është dmëtuar rëndë nga tërmeti dhe do të shembet.

Por banorët shprehen kundër këtij vendimi. Njoftimi i ka zënë në befasi, pasi siç thonë ata pallati nuk është i dëmtuar dhe se ata banojnë në të që prej tërmetit të 26 nëntorit.

Banorët shprehin indinjaten e tyre se si pas 8 muajsh banesat e 18 familjeve qenkan prishur kur nuk u ka shkuar asnjë komision për të parë gjendjen dhe nuk ka marrë asnjë familje bonus qiraje dhe as kanë aplikuar për grantet e riparimit.

Vetëm një javë më parë, tregojnë ata,  ka shkuar një grup që kanë bërë foto dhe kanë nxjerrë njoftimin.

Ata madje hedhin akuza se ka grupe interesi që lakmojnë pozicionin e pallatit, i cili ndodhet në një pikë dominuese të qytetit ku dhe çmimi i banesave është i larte.

Banorët e pallatit akuzojnë strukturat e shtetit për korrupsion dhe kërkojne që të rivleresohet pallati nga specialistët.

Për këtë kanë bërë edhe një peticion  pasi pallati është vendosur të shembet pa i vënë në dijeni.

Në Durrës ka shumë banesa që janë rrënuar dhe banorët e tyre kane dalë në protesta të shpeshta për ti shembur, por që nuk po shemben.

Ndërsa pallati 1035 nuk ka pësuar asnjë dëm, sipas banorëve, dhe kërkohet të shembet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat