Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Komisariatin e Durrësit.
Siç raporton “BalkanWeb”, bëhet fjalë për një 52-vjeçar i cili ka vrarë veten brenda komisariatit.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, ku 52-vjeçari T. T. ka qenë në gjendje të dehur, kur ka ndërmarrë aktin e rëndë.
I vetëflijuari ishte shoqëruar në komisariat për dhunë në familje.