I dehur në timon, çfarë i gjeti policia të riut

Durrësi

I dehur në timon, çfarë i gjeti policia të riut

Më: 19 gusht 2020 Në ora: 09:50
Foto ilustrim

Një djalë i ri ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit, pasi i jepte makinës në gjendje të dehur.

I arrestuari është A.K., 23 vjeç, banues në Sukth, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr.13, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Golf” në gjendje të dehur.

Ndërkohë pas kontrollit në mjetin që drejtonte, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike e dyshuar si marijuanë dhe një shkop metalik si ato të policisë.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat