Ngjarje e rëndë, mbytet në Durrës një burrë, policia jep detajet e para

Durrësi

Ngjarje e rëndë, mbytet në Durrës një burrë, policia jep detajet e para

Më: 19 gusht 2020 Në ora: 14:41
Ilustrim

Një person është mbytur në det në Durrës, këtë të mërkurë.

“Rreth orës 13:45, në lagjen nr.13, Plazh, është mbytur në det, një shtetas i seksit mashkull rreth 65 vjeç, ende i paidentifikuar. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune”, njoftoi policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes, shtuan të njëjtat burime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat