“E bukura e Adriatikut”, kroçera e parë me turistë në Durrës që nga koha e pandemisë

Durrësi

“E bukura e Adriatikut”, kroçera e parë me turistë në Durrës që nga koha e pandemisë

Më: 2 shtator 2020 Në ora: 15:23
“E bukura e Adriatikut”

“E bukura e Adriatikut” është kroçera e parë që sjell turistë në Shqipëri që prej fillimit të pandemisë.

Në anijen turistike udhëtojnë 44 francezë, të cilët gjatë qëndrimit në vendin tonë vizituan disa nga destinacionet e turizmit kulturor.

 “La Belle De L’Adriatique”, e cila prej disa vitesh është bërë pjesë e guidave turistike detare, mbërriti mëngjesin e së mërkurës në Portin e Durrësit.

Anija turistike me gjatësi 110 metër u ankorua në molin 5 të portit.

Në bordin e saj, sipas të dhënave udhëtojnë 44 turistë francezë, të cilët për disa orë vizituan disa destinacione turistike.

Një pjesë e turistëve udhëtuan drejt Krujës, Beratit dhe Tiranës, ku do të vizitojnë qendrat historike dhe muzeale.

Të tjerë qëndruan në Durrës për të vizituar Muzeun Arkeologjik të qytetit si dhe Amfiteatrin Antik.

Autoriteti Portual, përmes një njoftimi tha se janë marrë masa që i gjithë turi i turistëve francezë të zhvillohet në zbatim të protokolleve kundër koronavirusit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat