Pesë të arrestuar në Durrës, dy prej tyre të dënuar dhe në kërkim për vepra të rënda

Durrësi

Pesë të arrestuar në Durrës, dy prej tyre të dënuar dhe në kërkim për vepra të rënda

Më: 6 shtator 2020 Në ora: 12:48
Foto ilustrim

Pesë persona, mes tyre dy në kërkim, janë arrestuar së fundmi nga policia e Durrësit.

Është vënë në pranga i riu me inicialet K.R., 25 vjeç, banues në Pjezë, Shijak, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e ka dënuar me 7 vite burg për veprën penale "Trafikim i narkotikëve".

Është ndaluar po ashtu shtetasi kosovar F.D., 30 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale "Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave".

Policia thotë se prangosi shtetasit R.L., 28 vjeç dhe A.L., 30 vjeç (vëllezër), pasi në lagjen nr.7, Durrës, për të shmangur shoqërimin e tyre për shkak të një konflikti të ndodhur, kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë gjatë kryerjes së detyrës për shoqërimin e tyre.

Po ashtu 25-vjeçari me inicialet V.D., banues në Durrës, u prangos pasi në lagjen nr.15, Durrës, duke drejtuar mjetin tip "Benz", pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe ka goditur shtyllën elektrike, e për pasojë është dëmtuar pasagjeri në atë mjet i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat