Zgjedhjet në Durrës, Apeli liron 5 komisionerë

Durrësi

Zgjedhjet në Durrës, Apeli liron 5 komisionerë

Më: 7 shtator 2020 Në ora: 14:07
Foto ilustrim

Kanë lënë qelinë pesë komisionerë të akuzuar për vjedhjen e zgjedhjeve në Durrës, në vitin 2017.

Kjo pasi Gjykata e Apelit të Durrësit ka vendosur ditën e sotme që t’iu rikthejë lirinë, pesë nga tetë komisionarëve të arrestuar për shpërdorim detyre.

Komisionerët e liruar janë Indrit Bici, Fredi Marku, Emiljan Tuda, Shpëtim Stafa dhe Dalvis Biba.

Me vendimin e sotëm nga burgu, pesë komisionerët do të qëndrojnë në “arrest shtëpie”, në vijim të hetimeve.

Arrestimi i komisionerëve u bë pasi nga hetimet e kryera, rezultoi se në Rubjekë dhe Shetel, në qendrat e votimit ku ishin të ngarkuar këta komisionerë, disa persona kishin votuar më shumë se njëherë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat