Dëmet nga tërmeti: 40 familje nga Durrësi në protestë, kërkojnë zgjidhje

Durrësi

Dëmet nga tërmeti: 40 familje nga Durrësi në protestë, kërkojnë zgjidhje

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 11:08
Foto Ilustrim

40 familje të një pallati në Durrës kanë zgjedhur të protestojnë mëngjesin e sotëm në mungesë të një zgjidhjeje nga pushteti vendor dhe ai qendror lidhur me dëmet e shkaktuara nga tërmeti i vitit të shkuar.

Pallati i tyre është klasifikuar në nivel dëmtimi DS4, por pretendimi i tyre qëndron në mosgjetjen e një zgjidhjeje të mëtejshme për këtë pallat.

Problematikë, sipas tyre, qëndron edhe mosgjetja e banesave me qira që i ka detyruar të strehohen edhe në periferi, ndërsa nisja e vitit të ri arsimor penalizon fëmijët e tyre për të frekuentuar shkollat ku janë të regjistruar pranë vendbanimeve të mëparshme.

Një pjesë e familjeve janë larguar nga pallati i cili i përket rajonit numër 3, por ka edhe familje të cilët janë rikthyer për të jetuar në godinën e dëmtuar, pasi nuk ka përgjigje nga asnjë institucion për godinën nëse do të shembet apo rindërtohet, pavarësisht se tashmë janë lëvruar dhe grantet për rindërtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat