Qëlloi për vdekje me thikë 33-vjeçarin, arrestohet autori i dyshuar

Durrësi

Qëlloi për vdekje me thikë 33-vjeçarin, arrestohet autori i dyshuar

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 09:22
Foto ilustrim

Është arrestuar autori i dyshuar që vrau me thikë një 33-vjeçar mbrëmjen e kaluar.

Bëhet fjalë për ngjarjen e një nate më parë në zonën e Plepave, në Durrës.

Policia thotë se ka arrestuar një 26-vjeçar. Ai është Arbër Koti.

Ky i fundit, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me  mjet prerës (thikë), shtetasin Idajet Dulla, 33 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale "Vrasja me dashje" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat