Arrestohen dy shoferë të dehur në Durrës / Pranga edhe shkaktarit të një aksidenti

Durrësi

Arrestohen dy shoferë të dehur në Durrës / Pranga edhe shkaktarit të një aksidenti

Më: 2 tetor 2020 Në ora: 09:52
Ilustrim

Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy shoferë që drejtonin mjetit në gjendje të dehur dhe një tjetër që lëvizte pa patentë.

Në një njoftim për mediat, autoritetet shkruajnë se kanë arrestuar në flagrancë “I. B., 54 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 13, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Alfa Romeo”, në gjendje të dehur, në masën 0.86 mg/l.

V. S., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 2, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur, në masën 0.92 mg/l, është përplasur me shtyllën e ndriçimit rrugor”.

Po ashtu në pranga ka rënë dhe E. M., 29 vjeç, sepse është kapur duke ngarë motoçikletën pa leje drejtimi.

Gjatë patrullimeve, forcat e policisë kanë ndaluar dhe F. K., 45 vjeç, “pasi më datë 17.09.2020, në Fllakë, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, pa leje drejtimi, ka aksidentuar shtetasin S. Rr., 70 vjeç dhe më pas është larguar nga vendngjarja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat