Përzgjedhja e kandidatëve/ Demokratët e Durrësit votojnë të shtunën, zbulohet lista me 45 emra

Durrësi

Përzgjedhja e kandidatëve/ Demokratët e Durrësit votojnë të shtunën, zbulohet lista me 45 emra

Më: 2 tetor 2020 Në ora: 11:49
Foto Ilustrim

Partia Demokratike do ti rikthehet procesit të votimit për kandidatëve për deputetë ditën e shtunë, pas pushimit një ditor këtë të premte.

Votimi do të zhvendoset në Durrës, qarku më i madh pas Tiranës.

Ndërkohë sot është publikuar lista me 45 emra në të gjithë qarkun.

Qarku i Durrësit, me 14 mandate, ka një numër të madh kandidatësh potencialë për deputetë.

Në garën e parë tek anëtarësia janë 45 emra, të ndarë në 4 degë. Mes tyre ka ish-deputetë të lëgjislaturës së fundit por edhe aktivistë të shoqërisë civile si Aulon Kalaja, apo  kritiku i letërsisë dhe studiuesi Agim Baci.

Demokratët kanë të drejtë të votojnë listën në bllok ose të kontestojnë një emër.

Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët e konfirmuar i nënshtrohen vlerësimit përfundimtar të Komisionit në fazën e tretë.

Anëtarët e komisionit votojnë bazuar, kryesisht, në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës.

Pas këtij vlerësimi përfundimtar, lista me kandidatët që kalojnë fazën e tretë i dorëzohet për vendimmarje finale Kryesisë së Partisë Demokratike.

Lista e plotë e kandidatëve

Dega Durrës

ARDIAN MUKA

ARJAN DEDEJ

ARLIND BOSHKU

ARMAND TELITI

ARTION BAJRAMAJ

BLERINA REÇI (XHAKOLLI)

DEJANA BURGIA

EDLIRA DEVOLLI

EDMOND HOXHA

ERALD DERVISHI

ERZEN LACI

FATBARDHA KADIU

FLORID SHAZIVARI

GAZMEND OKETA

IGLI CARA

IVO JORGONI

MANJOLA LUKU

MERITA DAKOVELLI CELA

MIRELA SHALA

NASILD ALIKAJ

NERITAN GOLJA

OERD BYLYKBASHI

PELLUMB BERISHA

REDI MYSHKETA

RISELDA KALIA

SOKOL KAPIDANI

XHORXH ALEKSI

Dega Shijak

AGIM BAÇI

ARDIAN KOKOMANI

ARJETA KECI

EVEREST VARAKU

REDI VARAKU

Dega Fushë-Krujë

ALBAN KARAJ

AULON KALAJA

BILAL STAFUKA

ISMET MAVRIQI

QAMIL BABASI

SULEJMAN ULLIRI

Dega  Krujë

AGIM KODRA

BENARD BALLA

BLEDI KASMI

ILIR GOCI

MERITA BAKIU

SELMAN TEMA

ZENEL MAJA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat