Durrës/ Moti i ngrohtë, fluks drejt bregdetit

Durrësi

Durrës/ Moti i ngrohtë, fluks drejt bregdetit

Më: 3 tetor 2020 Në ora: 12:42
Pamje nga video

Moti i ngrohtë i kësaj të shtune e ka kthyer bregdetin e Adriatikut në një zgjedhje të parë për të kaluar fundjavën.

Qytetarë të shumtë kanë nxituar drejt plazheve të Durrësit e Golemit dhe të tjerë më në jug për të shijuar diellin dhe detin.

Në rrugën e plazhit dhe rrethrrotullimin e Plepave trafiku ka qenë i ngarkuar gjatë orëve të kësaj paraditeje.

Lokalet dhe restorantet e shumta përgjatë bregdetit të Durrësit janë të hapura dhe frekuentohen tashmë dhe në mjediset e brendshme, ndërsa përdorimi i maskave duket i harruar dhe nga punonjësit e shërbimit.

Pushues jo vetëm nga Durrësi dhe Tirana, po dhe nga rrethe të tjera dhe Kosova po marrin kënaqësinë e diellit, detit dhe ajrit të jodizuar në këtë sezon vjeshte.

Era dhe dallgët nuk i kanë ndaluar pushuesit të lahen në det.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat