Aksident me vdekje në Durrës, makina përplas këmbësorin

Durrësi

Aksident me vdekje në Durrës, makina përplas këmbësorin

Më: 10 tetor 2020 Në ora: 16:25
Foto ilustrim

Një aksident me pasojë vdekjen u regjistrua në orët e pasdites së sotme në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:35 në Rromanat,  ku shtetasi K.I., 41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar, i seksit mashkull,  rreth 70 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat