Shkarkohet nga detyra drejtori i Kadastrës së Durrësit, kush e zëvendëson

Durrësi

Shkarkohet nga detyra drejtori i Kadastrës së Durrësit, kush e zëvendëson

Më: 12 tetor 2020 Në ora: 09:52
Artur Çobani

Shkarkohet drejtori i Kadastrës në Durrës, Artur Çobani. Ndërkohë në vend të tij është vendosur Rezart Elmazi.

Çobani ishte emëruar në këtë detyrë pas arrestimit të ish drejtuesit Liridon Pula, që më pas u la i lirë nga Gjykata e Apelit, pas akuzave të akteve korruptive.

Më herët Çobani kishte mbajtur pozicionin e shefit tekniko-ligjor, në Drejtorinë e Përgjithshme, po ashtu ka qenë i komanduar drejtor në Kavajë para shkrirjes së drejtorive të Aluiznit dhe Hipotekës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat