Durrës/ Aksidentoi për vdekje këmbësorin, arrestohet 60 vjeçari

Durrësi

Durrës/ Aksidentoi për vdekje këmbësorin, arrestohet 60 vjeçari

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 13:32
Durrës

Një 60 vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka aksidentuar për vdekje ditën e djeshme një këmbësor.

Sipas policisë në pranga ka rënë shtetasi Sh.A, banues në Tiranë.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. A., 60 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 18.10.2020, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, në Maminas, duke drejtuar mjetin tip “Peugeot” ka aksidentuar një këmbësor rreth 60 vjeç, ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë”, njofton Policia.

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe një person tjetër me iniciale R.B., 36 vjeç, pasi ka tentuar të vjedhë një sasi nafte në karburantin ku edhe punonte.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat